Ish-kryeredaktori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ridvan Berisha ka reaguar ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka quajtur Gërvallen naziste e maskuar.

“Horë u bëtë znj Shvartz, lehtë u dokonsipruat, nëna dhe ju refuzuat prezencën e TMK-së në rivarrimin e babait tuaj, dëshmor atdheu, dyshoj shumë se ju, znj Shfartz jeni ‘hyzmeqare’ e nazistëve të “BND së Lindjes” dhe tash Albin Kurti është në të njëjta frekuenca me ju. Mosvet! “Hajnat n’burg”, sllogan inteligjent i spinuazhit për të kamufluar pasionin për shpresën kundër kampit të luftës, në rastin tonë pati sukses, do ta keni problem shumë për të shijuar pushtetin me demagogji nën spiunazhin “BND së Lindjes”, uroj të mos e përfundoni statusin si bërllog i shoqërisë!”, ka shkruar Berisha.

Derisa ka përfunduar duke thënë T’lumtë Prof. Dr. Isa Mustafa që nuk e lë brenda LDK-së!”.