Një 22 vjeçar nga Kosova që jeton në Strasburg të Francës është arrestuar pasi kishte vjedhur 80 mijë euro nga kompania ku punonte.
I riu kosovar punonte në një kompani të duhanit në Francë, dhe me paratë e vjedhura i ka blerë babait të tij në Kosovë shtëpi dhe veturë.
Për tri vjet me radhë, i riu që dyshohet të jetë nga Kosova, ka vjedhur mbi 80 mijë euro pa dijeninë e shefit të tij.
Vjedhjen e ka bërë përmes arkës së parave të gatshme, duke bërë më pas rimbursime false, shkruan media L’Alsace.
Pas intervistimit nga prokurori djali dhe babai, të cilët u ndaluan për mashtrim dhe pastrim parash, pranuan veprën penale.