Me replika, sharje e ofendime të shumta është përcjellur sot senaca e Kuvendit të Kosovës.

Deputetet e opozitës sot kanë diskutuar me tensione me ministren e Jashtme Donika Gërvalla, e cila tha se Gjykatën Speciale nuk e ka krijuar Serbia.

Komenteve të shumta iu është përgjigjur edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në dalje të sallës janë mbledhur deputetë nga opozita dhe pozita, ku deputeti i PDK-së Hajdar Beqa dhe Besim Muzaqi i VV-së kanë pasur përplasje fizike mes vete, duke krijuar tollovi në dalje të sallës.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa në një moment dëgjohet duke i thënë deputetit të VV-së, Besim Muzaqi “krytë ta heki”.

Duke parë që situata po tensionohet dhe po shkonte drejt një përplasje fizike, deputetë të tjerë të PDK-së e ndalonin kolegën e tyre.

Pas një pauze prej 30 minutash në sallën e Kuvendit janë kthyer vetëm deputetët e VV-së.