Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur analfabete funksionale të diplomacisë, ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ai ka thënë se një gjë të tillë po e shpërfaqë çdo ditë sikur të ishte ministre e Serbisë dhe jo e Kosovës.

“Sepse, ajo është absolutisht analfabete funksionale në lëmin e diplomacisë, gjë që po e shpërfaq çdo ditë në mënyrën më të turpshme, duke e goditur çdo vlerë të popullit e të shtetit tonë, sikur të ishte ministre e Serbisë, e jo e Kosovës”, ka thënë ajo.

Ai tutje shefen e GP të Lëvizjes Vetëvendosje e ka quajtur zëdhënëse të përjetshme të pushtetit.

“Ajo është duke u munduar që ta heqë vëmendjen prej tentimit të sotëm të grupit të saj për ta heshtur dhunshëm opozitën në Kuvend, e besa edhe për të na sulmuar fizikisht, paska shpifur kundër meje, se kinse e paskam ofenduar atë dhe koleget e saj. Siç ndodh rëndom, të ligët kur s’kanë argumente, shpifin. Përveç nëse Mimoza ofendohet nga fjala ‘analfabet’. Ndërsa, Mimozën, edhe pse më dhimbset pak, deri diku e kuptoj. Në LVV ajo është mish i huaj dhe po bën përpjekje titanike që të dëshmojë lojalitet e militantizëm, ani pse ende nuk ia kanë besuar as pozitën e Shefes së Grupit Parlamentar, duke e mbajtur vetëm si ‘ushtruese të detyrës’ tash e gati dy muaj. Andaj, le ta ushtrojë këtë detyrë derisa ta kalojë provimin tek Albin Kurti, por mirë bën që të provojë ta ruajë dinjitetin e saj gjatë kësaj rruge”, ka thënë ai.