I riu Fatbardh Hyseni nga Podujeva, është detyruar të kërkojë shërim në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, pasi në Qendrën Klinike Universitare nuk kishte serum kundër helmimit.
Familjari i Fatbardhit tregoi që për të marrë atë serum ishin edhe në FSK, mirëpo as aty nuk kishte.
Tutje, ai bëri apel ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, që të shikojë për popull.
“Marre për popull, për një vaksinë me shkua te hasmi“, u shpreh ai për Kanal 10.
“Te FSK kam shkua, më kanë prit shumë mirë. Faleminderit prej FSK-së, në Emergjencë Prishtinë nuk ja di për faleminderit. I bëj apel ministrit Arben Vitisë që të bëjë diçka për popull e jo për veti”.
“Nuk ka pas as te FSK serum. E kemi dërgua në spitalin e Mitrovicës së Veriut, u ndal aty, e ka marrë gjilpërën kundër helmimit të gjakut”.
“Gjendja është më mirë, sa e mbajnë në spital nuk e di as vet. Marre për popull, për një vaksinë me shkua në hasëm. S’kam gjet askund as në barnatore. Bëj apel që harxhimet Fatbardhit të ja paguaj shteti jonë“, tha familjari i të riut.
Grupet e mbrojtësve të natyrës në Kosovë iu kanë bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes pasi me rritjen e temperaturave është shtuar edhe rreziku nga kafshimi i gjarpërinjve helmues.