Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi në emisionin “Frontal” në T7 tregoi se pas arrestimit, Policia e Kosovës i dënoi edhe me nga 400 euro gjobë, shkruan Gazeta Express.
Ai tha se policia poashtu hodhi edhe sprej mbi ta.
“Unë shpëtova prej sprejit kësaj here por jo nga prangat. Na ka ra shpesh mu përball me sprej. Sot ka qenë totalisht i panevojshëm spreji. Aksioni ishte i qetë. Në fund përfunduan pesë persona me kundërvajtje prej 400 euro. Të pestit. Ky dënim mundet me u shqiptu edhe pa na marr në polici. Është totalisht e çuditshme dhe nuk e di se çka mundet me qenë tjetër përveç urrejtje ndaj subjektit”, ka thënë Nushi.
Ai tha se tendenca e Albin Kurtit është kapja e çdo institucioni publik në vend.
“Ne jemi subjekt opozitar dhe kam zero pritje nga qeveria. Atga punojnë me vite me ardhë në pushtet dhe treguan se më shumë mendojnë për veti sesa për shtetin. Tendenca e tyre është kapja e çdo institucioni publik. Nuk mundemi me i lënë rehat kur z.Kurti del në fushatë dhe thotë se ne jemi ndryshimi. Poashtu z.Kurti thotë se është e padrejtë që të jepen milionat në veri e del vet i jep 11 milionë euro”, ka thënë ai.