Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Lluzhan të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00,në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë së premtes në nivel vendi kanë ndodhur 73 aksidente, prej tyre, një ka përfunduar me fatalitet dhe 27 të tjerë me persona të lënduar./Llapi.info
Më poshtë pamjet e siguruara nga Llapi.info: