Këto janë pamjet nga aksidenti i sotëm në aksin rrugor Milot – Morinë, ku pas përplasjes së dy veturave, ka mbetur i vdekur Fitor Ollomani 35-vjeçar.
Në vendin e quajtur “Ura me harqe” pas aksidentit mes dy veturave të tipit ”Benz” dhe “Volkswagen”, pos Ollomanit që nuk arriti të mbijetojë, raportohet se kanë pësuar lëndime të rënda edhe dy persona tjerë.
Fitor Ollomani mbante pozitën e prodekanit të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Gjakovës. Ky institucion, ka njoftuar gjatë ditës dhe ka ngushëlluar familjarët dhe miqtë për vdekjen e të riut Ollomani.