Sot janë bërë 23 vjet nga rënia e heroit të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malës, njofton Llapi.info.
I njohur me nofkën “Mërgimi”, Ilir Konushevci dhe doktori u vranë më 9 maj të vitit 1998, derisa kjo vrasje ende nuk është zbardhur.
Ilir Konushevci në radhët e UÇK-së shkroi rreshta të pashlyer në historinë tonë kombëtare, pasi ishte ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe është njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në në përgjithësi.
Iliri u vra në mëngjesin e hershëm të datës 9 maj 1998, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb, së bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim.
Për t’i nderuar heronjtë, sot nga ora 10:00 do të bëhen homazhe te varret e tyre në Velani./Llapi.info