Kryetati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot vizitoi varrezat e dëshmorëve, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj me rastin e 23 vjetorit të rënies së tyre.
Pranë Haradinajt për të bërë homazhe e dhuruar lule tek varret e dëshmorëve u panë edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe deputeti nga radhët e AAK-së, infektologu Shemsedin Dreshaj dhe shumë të tjerë.
Haradinaj atje u përshëndet me familjarët e heronjëve, duke u thënë se ai e kishte për nder të ishte bashkëluftëtarë me Ilir Konushefcin e Hazir Malajn.
Ai po ashtu u dha medalje familjes së dëshmorëve, për kontributin e tyre të dhënë në çështje kombëtrare.