Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje vendeve islame dhe të gjithë botës që të kalojnë në mënyrë efektive në veprim kundër sulmeve të Izraelit ndaj xhamisë Al-Aqsa, Kudsit dhe shtëpive të palestinezëve.
Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Erdogan shkroi: “Unë ftoj të gjithë botën, kryesisht vendet islame që të kalojnë në mënyrë efektive në veprim kundër sulmeve të Izraelit ndaj xhamisë Al-Aqsa, Kudsit dhe shtëpive të palestinezëve” .
Me temën “Kudsi është e gjithë bota, myslimanët atje janë e gjithë njerëzia”, Erdogani në postimin e tij ka thënë: “Çdo mysliman e ka për detyrë të mbrojë dinjitetin, nderin, krenarinë e qytetit të shenjtë Kudsit. Çdo sulm që kryhet ndaj vendeve të adhurimit, veçanërisht ndaj xhamisë Al-Aqsa dhe myslimanëve në Kuds, në të njëjtën kohë nënkupton se është kryer edhe ndaj nesh. Është detyrë e çdo individi që thotë se ‘jam njeri‘ që të kundërshtojë mizorët që ndotin Kudsin, qytetin e tri feve të shenjta me sulme të pandërgjegjshme, imorale, të paligjshme dhe mosrespektuese”.
“Të gjithë ata që qëndrojnë të heshtur ndaj sulmeve të shtetit të Izraelit dhe që nuk mbajnë një qëndrim të denjë ose që ofrojnë mbështetje indirekte, janë partnerë të mizorisë së përjetuar atje”, shkroi Erdogan.