Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Prishtinë një person të dyshuar për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ai dyshohet se ka hedhur mjete të forta në drejtim të kalimtarëve, nga kati i katërt i banesës së tij.

Kur policia kishte shkuar në banesën e tij, ai është mbyllur dhe ka refuzuar t’ua hap derën zyrtarëve policorë.

Dera e banesës është hapur me ndihmën e vëllait të tij.

Policia njofton se pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK, pasi që dyshohet se ka probleme mendore.

“Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “Xhabir Toqani” në lagjen “Dardania”.