Kryeministri Albin Kurti, njofton për vizitën e zhvilluar në familjen Dehari, për ditëlindjen e Arbnorit, ish-aktivistit të VV-së.
Kurti thotë se bashkë me familjen e të ndjerit kanë shfletur albumin e fotografive të fëmijërisë së tij.
Postimi i tij i plotë:
Pas nderimeve për Ilir Konushevcin dhe Dr. Hazir Malajn te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, vizituam familjen Dehari në ditëlindjen e Arbënorit i cili vdiq tragjikisht në rrethana ende të pasqaruara.
Deri në rënien e tyre heroike Iliri dhe Dr. Haziri kanë qenë punëtorë të luftës çlirimtare dhe luftëtarë që çlirimin e vendit e kishin punë të përditshme. 23 vjet pas rënies së tyre ia kujtojmë vetes si qeveri e institucione rrugën dhe sakrificën e tyre, gjithnjë për hir të së ardhmes sonë dhe të brezave që do të vijnë.
Nëna Xhemile na e dha për ta shfletuar albumin me fotografitë e fëmijërisë së Arbënorit. Babai i tij Avniu në rininë e tij dukej porsi Arbënori aktivist i VETËVENDOSJE!-s, kurse nëna Xhemile porsi vajza e saj Albana sot, motra e Arbënorit dhe Astritit!