Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, ka uruar profesorin Sabri Hamitin me rastin ditëlindjes së tij, i cili sot i ka mbushur 71 vite.
Meta ka thënë se në këtë ditëlindje të Hamitit, thotë se LDK’ja është varfëruar, bashkë me Kuvendin e Kosovës, me mungesën e Hamitit dhe personalitetet intelektuale të tjera.
Ai thotë se tani Kuvendi është zëvendësuar me diletantë politik e injorant lagjesh.
Postimi i tij i plotë:
Urime prof. Sabri Hamiti!
Ajo që po mendoja në këtë Ditëlindje, 71-vjetorin e lindjes së prof. Sabri Hamitit, është se sa është bjerrë e varfnu LDK-ja dhe mbi të gjitha Parlamenti i Kosovës, ndërkohë që aty mungojnë personalitete intelektuale si Profesor Hamiti (është tërheq!)- që u zëvendësuan nga diletantë politik e injorant lagjesh, degësh e mejhanesh – llumi i „Honit të hiçit“!
Mu kujtua me këtë rast të 71 vjetorit të S.Hamitit dhe 31 vjetorit të LDK-ës, edhe Martin Camaj!?
Pse?
– Primo Shllaku, një mjeshtër Shkodran letrash shqipe, në veprën e tij “Një uliks që s’mërrin kurr në Itakë” shpalon kujtimet e „takimeve“ të tij me Martin Camajn, dhe aty mes tjerash, përmend vargjet që po sjell më poshtë, e t‘cilat Shllaku i kishte degjuar n‘familje, por që autor kishin Martin Camajn!
– Ato, duket sikur t‘jenë shkruar sot – për Lidhjen Demokratike te Kosoves, këtë Post- Rugovianen, tani n’ mungesë edhe t‘prof. Hamitit:
„Lahuta pushon në tra,
pse mixha vdiq ka mot,
e nipat s’dijnë me i ra“!
Urime Ditëlindjen Prof. Sabri Hamiti – paç, si gjithherë faqen e bardhë, karshi Zotit, Kombit, Vendit dhe Familjes!