Qeveria e Kosovës ka miratuar programin qeverisës për mandatin 4-vjeçar 2021-2025, shkruan Llapi.info.

Programi prej 57 faqe është i organizuar në 18 fusha të qeverisjes. Programi identifikon dy prioritetet afatshkurtra, menaxhimin pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike, dhe dy prioritetet afatmesme, lufta kundër korrupsionit dhe reformat ekonomike.

Pjesë  e këtij programi është edhe ndërtimi i segmentit të autostradës Besi – Merdarë.

Përveç kësaj rruge, edhe “zgjerimi i rrugës Kijevë-Zahaq”, “Segmenti i Autostradës Prishtinë –Gjilan”, dhe rehabilitimi i disa segmenteve tjera janë pjesë e këtij programi.

Ndërkaq, Qeveria Kurti nuk do të jetësojë planin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për ndërtimin e një Autostrade në zonën e Dukagjinit./Llapi.info