Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 49 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 1.494 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve është raportuar 3 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.213.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (88, 68 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

IKSHPK ka bërë të ditur për 4 raste pozitive me COVID-19 në Podujevë. Dy janë në fshatin Gllamnik, një në qytet dhe një rast në fshatin Batllavë.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 106.538 të tilla. Prej tyre, 2.213 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 6.102 raste aktive me COVID-19./Llapi.info