Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lluga të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident janë përfshirë një traktor dhe një automjet, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00 në fshatin Llugë, të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë një veturë dhe një traktor. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.
Ndërkohë, sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 67 aksidente, prej tyre, 31 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info