Kryeministri Albin Kurti e ka përfshirë edhe bashkëpunimin me Shqipërinë në Planprogramin e Qeverisë.
Porse, pa dhënë shumë detaje, ai ka thënë se do të afrohen dhe bashkëpunoj ngushtë me Shqipërinë.
Megjithatë, për ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi kufiri mes dy shteteve nuk do të hiqet, pavarësisht pretendimeve të dikurshme të Kurtit.
Minxhozi për Klan Kosova tha se Qeveria aktuale po shihet shumë më e gatshme për të përforcuar raportet mes dy shteteve.
E ajo që është diskutuar për bashkëpunim edhe mes Ambasadorit shqiptar e Kurtit, është liberalizimi i tregut doganor, bashkëpunimi energjetik, e largimi i burokracisë.
Veç tyre, ekzekutivi i Kosovës parasheh regjistra të përbashkët civil e biznesor, si dhe komisione të përbashkëta për siguri kombëtare, politikë të jashtme, gjë që kërkojnë kohë sipas Minxhozit.