Pas një mosmarrëveshjeje verbale një grua është therur me thikë nga një tjetër grua, dje në Fushë Kosovë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ndërsa e dyshuara ndodhet në arrati.

Njoftimi i plotë i policisë:VRASJE NË TENTATIVË/Fushë Kosovë, 11.05.2021-22:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte therrë me thikë nga e dyshuara femër kosovare . Si pasoj e rastit viktima kishte pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin, kurse e dyshuara nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante.