Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 113 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 1.678 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve është raportuar 4 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.217.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (72, 66 vjeç), Kaçanik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.
IKSHPK ka bërë të ditur për 1 rast pozitiv me COVID-19 në Podujevë dhe i njëjti është nga fshati Batllavë.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 106.651 të tilla. Prej tyre, 2.217 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 5.895 raste aktive me COVID-19./Llapi.info