Ish deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar ministrin e mbrojtjes Armend Mehaj, pasi ua ka ndaluar makinat gjeneralëve të ushtrisë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se zyrtarët e qeverisë po shkojnë me makina zyrtare në bregdet, dhe fëmijët i dërgojnë në çerdhe me po të njëjtat makina.

“Në kohën kur Kosova po bën përpjekje për ta fuqizuar ushtrinë e saj, ministri i Mbrojtjes iu ndalon makinat gjeneralëve të Ushtrisë. Në bregdet po shkoni me makina zyrtare, edhe fëmijët në çerdhe i dërgoni me të njëjtat makina’’, shkroi në Facebook Haradinaj.

Ai kërkoi nga Mehaj të reflektojë, duke thënë se ky vendim nuk i bën nder as Kosovës as ushtrisë.

“Reflekto ministër, sepse me këtë vendim nuk i bëni nder as Kosovës e as ushtrisë sonë!”, ka shkruar Haradinaj.