Policia e Kosovës ka ndaluar organizimin për ta shikuar finales e Kupës së Kosovës në mes të Llapit dhe Dukagjinit nga sheshi kryesor i Podujevës, raporton Llapi.info.

Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e tifozëve llapjanë, ani pse ky aktivitet ka qenë i paraparë së organizuar edhe nga Komuna e Podujevës dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

“Qytetarë te nderuar dhe ju llapjanë të dashur, ju kemi njoftuar me kohë që Finalen e Kosovës do ta përcëllimin në Sheshin e Dëshmorëve, përmes projektorit, me 12.05.2021, por n’momentin e fundit Policia, nuk na kanë lejuar, ta vazhdojmë aktivitetin qysh jemi dakorduar me Komunën dhe Policinë, në mirëkuptim i larguam të gjitha pajisjet, dhe i respektuam të gjitha institucionet e shtetit. Faji nuk është te na, na vjen shume keq, shpresojmë në fitore të djelmoshave tanë dhe pas ndeshjes do ta festojmë së bashku deri ne orët e vona dhe besoj që nuk dot na pengon askush”, thuhet në reagimin e tifozëve të klubit nga Podujeva.

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në mes të klubit nga Podujeva, KF Llapit dhe atij nga Klina, Dukagjinit./Llapi.info