Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se në aksidentin e ndodhur në Vranjevc, ka humbur jetën një person, si pasojë e goditjes nga një veturë.
“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka theksuar se njësiti i hetimeve të trafikut rrogor janë duke punuar në ndriçimin e rrethanave të këtij aksidenti.