Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tashmë e ka bërë traditë që ditëve të festave të i shërbejë me pije edhe ushqim pjesëtarët e policisë së Kosovës.
Njejtë ka ndodhur edhe në mëngjesin e ditës së Bajramit. Haradinaj ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook foto duke i shërbyer policinë.
“Mëngjesin e Bajramit të Madh, e nisim me mirënjohje për ata që çdo herë janë në krye të detyrës. Të dashur bashkëkombas shqiptarë myslimanë! Ndjenja e afërsisë, përkushtimit, mëshirës e bujarisë, që reflekton kjo festë e madhe, të na përcjellin e bashkojnë çdo herë. Qofshin të pranuara lutjet dhe agjërimi juaj. Urime Festën”, ka shkruar ai.