Tollovia e shkaktuar tek salla “1 Tetori” në Prishtinë për pritjen në rend për vaksinim dhe marrjen e numrave ka marrë reagime të shumta.
Lidhur me këtë reagoi edhe gazetari Valon Syla, i cili përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur situatën e krijuar.
“Ish shqaru Ministri i VV’së. Tha tollovia shkatohet për shkak të kallabllakut”, shkroi Syla.
Kujtojmë se sot u shkaktuan tollovi gjatë pritjes së personave mbi moshën 65 vjeçe për vaksinim, për çka edhe intervenoi Policia e Kosovës