Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas tollovisë së krijuar sot te salla “1 Tetori” në Prishtinë.
Molliqaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka kritikuar ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitinë, duke thënë se çfarë duhet të ndodhë më shumë që ai të japë dorëheqje.
Molliqaj i ka numëruar disa ngjarje të cilat kanë ndodhur gjatë kohës që Vitia ka qenë në ministër.
Ndër të tjerash, ai ka thënë se duhet të japë llogari dhe përgjegjësi për jetën e humbur të secilit që sot do të infektohet.
Postimi i plotë i Molliqajt:
Çka duhet të ndodhë më shumë që Dr. Hipokriti të japë dorëheqje:
Nën keqmenaxhimin e tij ka vdekur tragjikisht Agon Musliu!
Në pikun e pandemisë, organizoi manifestime partiake me mijëra njerëz në sheshin e Prishtinës!
Morri pjesë aktive në fushatën zgjedhore duke shkelur të gjitha rregullat të cilat i afirmonte!
Mbylli qytetarët për 12 ditë përderisa deputetët e VVsë shëtiteshin në Shqipëri!
Kur qytetarët ishin mbyllur, ky organizonte ndeja partiake me muzike e qiftelia!
Ende nuk ka arritur të blejë ASNJË vaksinë!
Ndihmat ekonomike nuk janë askund!
Secilës masë i ka humbur ndikimi dhe asnjë masë më nuk ka kuptim. Nëse dikush duhet të ndëshkohet nga ky proces, ai është ministri Vitia.
Duhet llogari dhe përgjegjësi për jetën e humbur të secilit që sot do të infektohet sot.
Është tipike për Qeverinë Kurti që fajtorin të mos e kërkojë tek vetja, por ose tek kundërshtari politik ose tek qytetari i painformuar.
Këtë nuk do ta lejojmë!