Ish i dërguari Special i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka bërë kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes, Vjosa Osmani.

Ai në një postim që e ka bërë në Tëitter ka pyetur se pse Kurti e Osmani ende nuk kanë dënuar sulmet që po bëhen në Izrael.

“Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk po i dënojn sulmet që po i bën Hamasi ndaj Izraelit”, ka shkruar Grenell në postimin e tij.

Grenell dhe Kurti kanë pasur marrdhënie të tensionuara në të kaluarën me njëri-tjetrin.