Derisa numri i infektimeve me koronavirus ka rënë në Gjermani dhe në shumë pjesë të botës qeveria gjermane ka lehtësuar masat për udhëtime në disa vende.
Gjermania e ka ndryshuar listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë ku Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali Zi dhe disa shtete tjera nuk bëjnë pjesë më në këtë listë ashtu siç ishte më parë.
Gazetari i njohur i Deutsche Welle Bahri Cani nëpërmjet një video në kanalin e tij në YouTube ka informuar të gjithë mërgimtarët se është hequr karantina për udhëtarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali Zi dhe disa shtete tjera.
Mirëpo vlen të theksohet se ata që udhëtojnë në këtë vend duhet të keni patjetër me vete një test “negativ” jo më i vjetër se 48 orë.