Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore ka kërkuar një person. Me rast po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë 24-orëve të fundit kanë ndodhur 21 aksidente me të lënduar dhe 37 me dëme materiale./Llapi.info