Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, me anë të një konference për media ka kritikuar programin e Qeverisë Kurti, ajo ka thënë se programi është i natyrës dëshirore.
“Përfaqësimi dhe mbrojtja e intersave të Kosovës dhe qytetarëve duhet të jetë prioritet i secilës qeveri, por mënyra sesi është paraqitë program për politikë të jashtme dhe diasporës është i natyrës dëshirore, pa fokus dhe pa masa konkrete që do të çonin në subjektivitetin e Republikës së Kosovës”, tha Mjekiqi.
Ajo tha se prgrami i Qeverisë Kurti nuk ka nuk ka strategji për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“S’ka strategji e afate për realizimin e tyre, programi nuk përmban asnjë fjalë të vetme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, në Interpol e as në Unesco. Qeveria e Kosovës duhet të bëjë të gjitha përgatitjet për anëtarësimin e Kosovës në këto organizata dhe në të tjera organizata…Qeveria nuk ka plan për njohje të reja, mosnjohja nga pesë vendet anëtare të BE-së dhe mosnjohja nga vendet e tjera do të pengojë konsolidimin e Kosovës në sitemin ndërkombëtar”, tha ajo.
“Qeveria nuk parasheh si do të arriohen fonde të shtuara në kuadër të IPA 3, duke qenë se ato shpërndahen mbi bazën e kriterit të konkurencës….As që mund të bëhet fjalë për nisje të procedurave për anëtarësim në Bashkim Evropian tani. E para vendi duhet të marrë statusin e kandidatit para negociatave, kjo duhet të ndodh nëse Këshilli Evropian ia jep dritën e gjelbërt, e neve ende s’na njohin pesë nga shtetet anëtare”, shtoi ajo.
Gjithashtu tha se liberalizimi i vizave është proces i vonuar.
“Thellimi i bashkëpunimit me Shqipërinë, paraqitet sipërfaqësisht në programin e qeverisë”, tha ndër të tjetra.
Tutje, Mjekiqi ka hedhur kritika edhe për çështjen e dialogut me Serbinë.