Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar për konfliktin mes Izraelit dhe grupit palestinez “Hamas”.
Ai ka cituar një nga autorët e biografisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, i cili kishte thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Izraeli, janë themel i politikës së jashtme së Gjermanisë.
“Biografi i Kancelares Merkel, Stefan Korneliues, thotë: Për Merkelin, SHBA-ja, BE-ja dhe Izraeli i përkasin themelit të politikës së jashtme gjermane. Nganjëherë Merkel flet për rezon shtetëror, para se gjithash kur bëhet fjalë për Izraelin. Por, ajo përherë e mendon të njëjtën gjë: Gjermania kurrë nuk guxon të bëjë politikë kundër Bashkimit Evropian, kundër Izraelit dhe kundër ShBA-së”.