Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për sulmin seksual te shkolla “Faik Konica” në Prishtinë.
Ai e ka sqaruar tërë rastin teksa thotë se ngjarja ka ndodh më 24 prill.
Ahmeti tregoi që vajza e mitur është e moshës nën 6 vjeç, ndërsa shkolla e ka trajtuar me seriozitet rastin.
Për shkak të privatësisë, Ahmeti nuk u deklarua më shumë për rastin.
Postimi i plotë:
Për rastin e incidentit te shkolla Faik Konica të publikuar në portale!
Lajmi është publikuar me 15 Maj por ka ndodh.me 24 Prill. Ka qenë e shtune dhe jashtë hapësirave tê Shkollës. Vajza e mitur është e moshës nën 6 vjec dhe nuk është në Shkollë ende. Vetem njeri prej personave të paraqitur është në Shkollë.
Megjithatë, Shkolla e udhëhequr nga drejtoresha e ka trajtuar me seriozetin e njejte. Janë lajmëruar prindërit, Këshilli drejtues i shkollës, Këshilli i Prindërve, Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Komunitetit. Fëmiut i është ofruar ndihma psikologjike! Po ashtu edhe nxënësi i shkollës i cili për momentin nuk vijon mësimin punon me prindërit dhe psikologet.
Videoja është dërguar anonimisht! Për shkak të privatësisë nuk do të deklarohemi më shumë për rastin. Çeshtja është më shumë për Policinë dhe Qendren për Punë Sociale. Kërkese e jona është që të ruhet privatësia sa më shumë, sepse personat e involvuar janë femijë dhe kanë nevoj për ndihmë psikologjike.
Shkolla dhe Drejtoria kan vepruar profesionalisht dhe shpejtë. Të gjitha veprimet në lidhje mw rastin janë ndërmarr brenda tri ditëve prej pranimit të videos. Pra prej 24-27 Prill! Falenderoj edhe udhëheqësinë e Shkolles edhe Drejtorine e Arsimit ne krye me Shpresa Shala për reagimin e menjëhershëm.