Drejtori i rrjetit të OJQ-ve, Shemsi Jashari, e ka quajtur të kundërligjshëm ndarjen e bursave për nxënës dhe studentë në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Jashari është shprehur se nga ky konkurs, siç ka thënë, janë shkelur kriteret të vendosura nga vetë Drejtoria e Arsimit.
“Në këtë listë përfitues janë vetëm studentët pa njërin prind, me asistencë sociale dhe ata me aftësi të kufizuara, dmth në bazë të listë së shpallur nuk gjendet asnjë studentë i kategorisë tjetër që plotëson kriteret përkatëse për të qenë përfitues”, ka shkruar ai në Facebook.
“Gjatë ditës së premte me 14.05.2021 është bërë publikimi i rezultateve në lidhje me përfituesit e Bursës Komunale “, për student dhe nxënës të shkollave të mesme. Ajo çfarë kemi parë në këtë publikim është e joligjore dhe joprofesionale. Janë shkelur kriteret e vendosura nga vetë drejtoria e arsimit në konkursin e shpallur, iu është bërë e padrejtë nxënësve me sukses shembullorë, pasi s’janë marr për bazë pikët sipas suksesit. Kjo është e pa pranueshme dhe duhet të korrigjohet duke anuluar konkursi”, ka shkruar tutje ai.
Sipas Jasharit, Komuna e Podujevës me këtë vendim ka diskriminuar dhe ka bërë padrejtësi ndaj studentëve tjerë që i kanë plotësuar kriteret formale dhe nuk janë përfitues të bursës.
“Rastet sociale duhet të mbështetën në forma tjera jo duke dëmtuar nxënësit e shkëlqyeshëm, edhe ashtu kemi pak”, thotë Jashari./Llapi.info