Burimet e Top Channel bëjnë me dije se 2 ton e 200 kg kokainë janë kapur në Kosovë.

Operacioni siç bëjnë me dije u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane.

Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia.

Kamioni ka qenë i mbushur me banane. Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliardë eurove.

KOHA ka kontaktuar me Doganën e Kosovës, mirëpo këta nuk ishin të informuar për rastin. Ndërkohë, Policia deri në këto momente, nuk ka kthyer përgjigje.