Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:40 në rrugën Podujevë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Gllamnik, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona. Kështu ka thënë për Llapi.info zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:40, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, ka thënë ajo.

Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 38 aksidente, prej tyre, 1 ka përfunduar me fatalitet, 14 me të lënduar dhe 23 të tjerë me dëme materiale./Llapi.info