Një ndër pikat e para në programin qeverisës për periudhën 2021-2025 është ulja e varfërisë dhe rritja e mirëqenies sociale.

Qeveria e Kosovës ka planifikuar një varg masash për këtë qëllim por nuk ka dhënë një afat kohor se kur ato do të hynin në fuqi.

-Sa euro do të jetë shtesat për fëmijët nën moshën 2 vjeçare dhe ata nën 16 vjeç?
-Kush dhe sa anëtarë të një familje do të punësohen në punë sezonale?
-Cilat familje do të përfitojnë me rimbursim varësisht nga të ardhurat vjetore që marrin këto familje?

Në program thuhet se me qëllim të uljes së varfërisë dhe rritjes së aktivitetit në tregun e punës, do të përfshihen skemat për punësim të garantuar sezonal për nga një anëtar të familjes, për të gjithë ata që janë të përfshirë në këto skemat . Të gjitha familjet që kanë të ardhura të ulëta, do të rimbursohen varësisht nga të ardhurat vjetore që marrin këto familje.

Qeveria premton shtesa në vlerë 20 euro në muaj për fëmijët e moshës nën 2 vjeçare dhe 10 euro për ata të moshës 16 vjeçare. Po ashtu paralajmërohet që pushimi i lehonisë dhe ai prindëror të ndahet në mes të dy prindërve. Për nënat e papuna, qeveria ka paraparë pagën pagën prej 250 euro, për 6 muajt e pushimit të lehonisë