Ushtria izraelite, të hënën, goditi Gazën me sulme ajrore, duke thënë se po shënjestronte shtëpitë dhe infrastrukturën e grupit militant palestinez Hamas, ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar “se do të vazhdojë të godasë shënjestrat e terrorizmit”.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, ka thënë se 212 njerëz janë vrarë dhe 1400 të tjerë janë lënduar që kur ka shpërthyer dhuna javën e kaluar e që është një nga përballjet më serioze izraelito-palestineze ndër vite. 61 fëmijë dhe 36 gra janë në mesin e viktimave, ka thënë kjo ministri.
Në ndërkohë, raketat e Hamasit të nisura nga Gaza kanë lënë të vdekur të paktën 10 njerëz në Izrael (duke përfshirë dy fëmijë) që kur ka shpërthyer dhuna – sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), shkruan CNN./ klankosova.tv