Guardia di Finanza nga Italia në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, DEA dhe Policinë shqiptare kanë zbuluar një trafik ndërkombëtar droge të mbi 400 kilogramë kokainë brenda një konteineri nga Amerika e Jugut.
Në përfundim të operacionit ndërkombëtar antidrogë, i cili përfundoi mbrëmë në Ballkan, Guardia di Finanza, policia shqiptare dhe kosovare, pasi ndoqën kontejnerin gjatë tërë udhëtimit, sekuestruan 400 “pako” kokainë të pastër, për një total prej 400 kilogramësh, të fshehura në kuti që përmbajnë zyrtarisht “pulë”.
Më poshtë, pamjet