Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, duke thënë se s’tha asgjë për programin, por se vetëm u tallë me deputetët.Tahiri tha se është marrë për Bislimin që të sillet në këtë mënyrë.

“S’thatë asgjë. Ju u tallët me deputetët që është marre për juve. Mos e bini shtetin në këyë pozitë. Shumë e dobët ka qenë ekspozeja. Jo me u tall me qytetarët. Dil në foltore përmendi projektet ekonomike, fol për Bankën Zhvillimore e Fondin Sovran. Mos u tall me çerdhe e shtesa”, ka thënë Tahiri.

Këtyre deklaratave të Tahirit iu është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministri Bislimi.Duke iu drejtuar Tahirit, ai ka thënë se nuk është marre të prezantosh program, por që të mos dish ta shkruash emrin tënd.

“Nuk është marre me prezantu program, marre është me qenë ministër e Shef i Grupit Parlamemtar e mos me ditë me shkru emrin tënd”, ka thënë Bislimi.