Diplomati Gjergj Dedaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj presidentes Vjosa Osmani, e cila sonte e shkarkoi atë nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Shkup.
Lidhur me këtë vendim, Dedaj e ka quajtur Vjosa Osmanin, “presidente të kontrabanduar” madje duke iu referuar edhe me emrin Lenka Çuko, e njohur si një prej figurave qëndrore të pushtetit komunist në Shqipëri.
“Kosovën e duam shumë, për Kosovën kemi bërë çdo gjë”.
“Kemi sakrifikuar çdo gjë, por është me rëndësi të themi se do të qëndrojmë vertikalisht siç kemi qëndruar në të gjitha stuhitë, edhe gjatë regjimit të Millosheviqit edhe gjatë luftës, edhe tash edhe deri në vdekje”.
Në fakt, presidentja e kontrabanduar Lenka Çuko, respektivisht Vjosa Osmani, mund të merr vendime arbitrare, joligjore antikueshtetuese, johumanitare mbi baza të ndryshme të hakmarrjeve tendendicoze politike”.
Mes tjerash Dedaj u shpreh se Osmani ka nisur një grushtshtet dhe po bën diskriminim dhe krim të paparë ndaj tij siç e quan ai sikurse Sllobodan Milloshqviqi kur i kishte vrarë familjen, njofton Klan Kosova.
“Në një mënyrë të shantazhuar me uzurpime në krye të shtetit, ajo [Vjosa Osmani] ka filluar një grushtshtet, një gulgotë dhe një diskriminim mund të them ndaj meje dhe një krim të paparë”.
“Mund të them se këtë ma ka bërë vetëm [Sllobodan] Millosheviqi kur ma ka vrarë familjen time dhe kjo tash më ndodh edhe mua dhe ne jemi shumë krenar dhe çdo gjë e presim të buzëqeshur dhe shumë krenarë”.