Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i ka reaguar deputetes gjermane, Zhaklin Nastiç, për deklaratën e saj se “Kosova duhet ç’armatosur njëherë e përgjithmonë”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lekaj ka thënë se vetëm të marrët mund të rreshtohen me Serbinë.

“Dhe për ta bërë edhe më të qartë për gjithkënd që dëgjon marrëzirat e kësaj zonje, ja edhe nje nga qindra mijëra foto nga një kerkim i thjeshtë në googel ku paraqitet mizoria e shtetit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Vetëm të marrët mund të rreshtohen me Serbinë. ”, ka shkruar Lekaj.

Postimi i plotë:

PËRGJIGJE DEPUTETES SË MAJTË GJERMANE ZHAKLIN NASTIÇNuk ka nevojë për shumë fjalë për t’iu përgjigjur deklaratave skandaloze, të pavërteta dhe qëllimkëqija të deputetes së majtë gjermane Zhaklin Nastiç, në lidhje me Kosovën, bombardimet e NATO-s, krimet e tmerrshme të forcave serbe dhe vuajtjet e paimagjinueshme të popullit tonë. Përgjigja është shkurt e shqip, vetëm fakte!
1998-1999

10.812 shqiptarë të vrarë: Gjakovë 1.022, Skënderaj 984, Gllogoc 804, Rahovec 724, Peja 561, Prishtina 466, Prizren 464, Vushtrri 451, Suhareka 434, Mitrovica 417.863,000 civilë u dëbuan ga Kosova ndërmjet marsit dhe qershorit të vitit 1999.
80% e personave të zhdukur ishin meshkuj të moshës nga 18 në 40 vjeç.
529 varreza masive.Rreth 20 mijë vajza dhe gra të dhunuara.
45,768 u dëmtuan rëndë dhe 46,414 u shkatërruan. Më shumë se 60 përqind e shkollave u shkatërruan plotësisht. 22 miliardë euro dëme.1 mijë e 133 fëmijë u vranë gjatë luftës nga forcat serbe. 20 mijë vajza, gra, burra dhe fëmijë, u dhunuan seksualisht. 109 fëmijë rezultojnë ende të zhdukur.Dhe për ta bërë edhe më të qartë për gjithkënd që dëgjon marrëzirat e kësaj zonje, ja edhe nje nga qindra mijëra foto nga një kerkim i thjeshtë në googel ku paraqitet mizoria e shtetit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Vetëm të marrët mund të rreshtohen me Serbinë.