Një shofer i një furgoni me pasagjerë nga Kosova, ka mbetur i vdekur mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti në autostradën Maritsa në Bullgari, raporton Llapi.info.
Siç mëson Llapi.info, shoferi që ka humbur jetën në këtë aksident është nga fshati Shtedim i Podujevës. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe katër pasagjerë të tjerë, e që të cilët janë po ashtu nga Podujeva.
Aksidentin me një të vdekur e ka konfirmuar edhe Ambasada e Kosovës në Bullgari./Llapi.info