Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 5 persona në fshatin Dumnicë të Podujevës, 2 nga ta shtetas të Serbisë, për kalim ilegal të kufirit.
“Fshati Dumnicë- Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Serbisë dhe tre K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit janë kapur duke kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit shtetas të Serbisë dërgohen në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, raporton indeksonline, transmeton llapi.info.