Propozimi i sotëm i drekës!

Nëse e gatuani në këtë mënyrë, bifteku do të jetë aq i butë sa gjalpi, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 500 g mish viçi;
– 2 qepë;
– 2 thelpinj hudhre,
– 1 lugë gjelle miell,
– kripë dhe piper.

Përgatitja:

Shtypni biftekët, pastaj kalojini ato nëpër miell dhe skuqni në një tigan në vaj për pak kohë.

Hiqeni nga tigani dhe kaurdisni qepën e prerë në rriska.

Shtoni një lugë miell, pak ujë dhe rrotullojeni biftekun, shtoni edhe pak ujë dhe mbulojeni të ziejë.