Klinika Vaskulare në Qendrën Klinike Universitare ka kryer një operacion të rrallë.
Ata i larguan një tumor që peshonte dy kilogramë nga qafa një 79 vjeçari.
Sipas drejtorit, Hajriz Rudari, intervenimi ishte i rrallë për shkak të peshës, e po ashtu vështirësitë ishin se duhej të ndaheshin enët e gjakut të cilat ushqenin edhe tumorin, duke e parandaluar gjakderdhjen.
Këtë e vështirësonte edhe fakti se pacienti ishte me peshë të dobët dhe i shtyrë në moshë me shumë sëmundje kronike.
Por, vetë pacienti, Halil Gashi, i tha Klanit se është liruar nga një barrë e madhe e cila i vështirësonte çdo proces jetësor dhe se tash është shumë i lumtur që do të jetojë i lirë pa peshën që e mbante tash e sa vjet.