Hudhra është llamba e ngrënshme e një bimë nga familja e zambakëve e Azisë Qendore.
Përvec që i jep shije më të mirë ushqimit, ajo është përdorur tradicionalisht për qëllime shëndetësore nga kultura të tilla si egjiptianët, grekët, romakët, kinezët e japonezët.
Hudhra ka alicinë, përbërje kjo e squfurit që lëshohet kur pritet karafili i hudhrës, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv.
“Arsyeja për praninë e përbërjeve të squfurit në hudhër është që të lejojnë llambën e hudhrës të mbijetojë ndërsa është në tokë, ku është e rrethuar nga grabitqarët mikroskopikë e të mëdhenj,” ka thënë Eric Block, profesor i kimisë në Universitetin Shtetëror të Albany New York.
Allicina është gjithashtu përbërësi në të cilin janë kredituar shumica e përfitimeve të mundshme shëndetësore që i atribuohen hudhrës. Disa studime kanë sugjeruar që hudhra mund të jetë e dobishme për përmirësimin e lehtë të presionit të gjakut, kolesterolit, funksionit imunitar, parandalimit të disa kancereve dhe stresit oksidativ – një çekuilibër që mund të çojë në sëmundje të tilla si kanceri, Alzheimer dhe diabeti.
Por, nuk është ide e mirë të hahet hudhra e papërpunuar pasi mund të shkaktojë acarim të rëndë dhe djegie në traktatin tretës, sidomos tek ata persona që metabolizmin e kanë të ngadalshëm.
Hudhra ka rreth 2 përqind të vlerës së rekomanduar ditore të manganit, fosforit dhe vitaminës B6, dhe 1 deri në 2 përqind të vlerës së rekomanduar ditore të kalciumit, vitaminës C, kaliumit dhe selenit.
Aroma dhe shija e hudhrës mund të rrisin aromën e mishit, ushqimeve të detit, perimeve, makaronave etj.
Prandaj është e rëndësishme që hudhra të jetë pjesë e një diete të shëndetshme në jetën tonë.