Nëse dëshironi t’i largoheni përfundimisht kthetrave të gripit dhe të ftohtit për këtë stinë, apo të forconi sistemin imunitar, atëherë duhet t’i jepni patjetër një shans xhenxhefilit dhe lëngjeve që e kanë atë përbërës të nevojshëm.

Lëngjet që AgroWeb.org do të përshkruajë më poshtë janë të mbushura me vitaminë C dhe do e bëjnë organizmin tuaj të shkëlqejë nga pastërtia nga toksinat, si jashtë ashtu edhe brenda.

Stresi është një armik i fortë i organizmit dhe të kaplon në çdo moment të ditës. Për këtë arsye, vitamina C është mburoja më e mirë kundër sëmundjeve që shkakton stresi.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, stresi dëmton dhe lëndon sistemin imunitar, rrjedhimisht vitamina C është e para që nuk duhet të mungojë në ditën tuaj.

Nëse shtoni dozat e vitaminës C në rutinën tuaj të përditshme, sistemet natyrale të mbrojtjes do të jenë të pajisura me luftëtarë të mirëfilltë kundër të ftohtit, gripit dhe virozave bashkëshoqëruese.

Rrudhave nuk u shpëtojmë dot, por një dozë e mirë me vitaminë C e ruan paraqitjen rinore të lëkurës për më gjatë.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se 4000 femra të moshës 40-74 vjeç që konsumonin doza të larta të vitaminës C kishin gjasa më të pakta për shfaqjen e rrudhave dhe tharjen e lëkurës por edhe një paraqitje më të mirë të saj.

Vitamina C qetëson enët e gjakut, që do të thotë se me kalimin e kohës, mundet të mbrojë edhe nga arresti kardiak dhe të ulë tensionin e gjakut.

Kur merrni vitaminë C dhe hekur së bashku, vitamina ndihmon në përthithjen e hekurit në gjak.

Më poshtë do të gjeni disa receta mjaft interesante të rekomanduara nga AgroËeb.org

Xhenxhefil me mollë jeshile

Përbërësit

50 gramë sallatë jeshile

1 mollë e prerë në feta

Lëngu i një gjysmë limoni

Një copë (1.5 cm) xhenxhefil

1 lugë çaji me spirulina (opsionale)

1 gotë me ujë

1 gotë me kuba akulli

Ky lëng është i mbushur me vitamina dhe minerale që forcojnë sistemin imunitar. Lëngu është pak i thartë, por i ëmbël dhe pikant.

Xhenxhefili ofron antioksidantët që shkatërrojnë bakteret dhe luftojnë viruset e të ftohtit. Spirulina është një burim i pasur proteine, amino acidesh, fitoushqyesish, hekuri dhe vitaminave B. Sistemi imunitar do të jetë i fortë dhe shqisat do të kënaqen pa masë.

Kategoria: Pjesë e lëngjeve me pak kalori që forcojnë imunitetin dhe luftojnë inflamacionin.

Limonada me xhenxhefil

Përbërësit

1 filxhan me copa karote

1 mollë e prerë

Lëngu i një gjysmë limoni

Një copë (1.5 cm) xhenxhefil

1 lugë gjelle me fara kungulli

1 gotë me ujë

1 gotë me kuba akulli

Limonada me xhinxher do ju falë shkëlqimin që ju mungon në organizëm. Karota dhe molla përmbajnë vitaminat A dhe C që promovojnë një lëkurë të gjallëruar dhe rinore.

Limoni dhe xhenxhefili zbusin dhe qetësojnë sistemin tretës.

Farat e kungullit janë të pasura me magnez që ndihmon në promovimin e zhvillimit të kockave dhe mirëmbajtjen e tyre.

Mund të ruani disa prej tyre për të zbukuruar gotën.

Kategoria: Pjesë e lëngjeve me pak kalori që forcojnë imunitetin, luftojnë inflamacionin dhe bëjnë organizmin të shkëlqejë./AgroWeb