Disa larg qytetit të Podujevës, gjendet fshati Pollatë. Aty ku bashkohen dy lumenjtë, ai i Mavriçit dhe ai i Llapit.
Një fshat piktorest që dita-ditës po boshatiset. Banorët e paktë që kanë mbetur në këtë anë rrëfejnë se si është ndërtuar ky fshat.
“Ky fshat Pollatë thirret. Ka pasur trima në këtë vend. Ky vend e ka mbajtur Llapin gati krejt. Këtu janë kanë tre vllazëni, tre vllazën është krejt ky katun. Latifi, Dema dhe Azemi që janë kanë vllazni. Kurrë s’kemi pasur marrëdhënie të keqe mes vete. Përpara është marrë me blegtori, toka ka qenë e plleshme”, thotë një banor për ATV.
Pak metra larg pikës ku bashkohen dy lumenjtë, ndodhet edhe një mulli, për të cilin thuhet se është 200 vite i vjetër./Llapi.info.