Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim lamtumirës udhëheqësin e deritashëm të LMT të KFOR-it në Podujevë, Majorin Laszlo Bonsagi.

Kryetari Veliu e ka vlersuar lartë punën e bërë nga Ekipi Monitorues dhe Ndërlidhës i KFOR-it dhe ka falënderuar majorin Bonsagi për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij në kuadër të misionit paqeruajtës.

Më  tej Veliu ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë edhe me pasardhësin e Majorit Bonsagi në krye të LMT.

Në anën tjetër edhe udhëheqësi i deritashëm i LMT, Majori Bonsagi e ka çmuar lart bashkëpunimin me Kryetarin Veliu gjatë kohës derisa ishte në krye të Ekipit Monitorues Ndërlidhës të KFOR-it në Podujevë, si dhe e ka vlerësuar si të qetë situatën e sigurisë në Podujevë, sa ishte në krye të LMT-së.

Për bashkëpunimin e mirë të ndërsjellë, Kryetari Veliu i dhuroi Majorit Bonsagi plaketën me emblemën e Komunës së Podujevës, kurse majori hungarez i dhuroi Kryetarit Veliu plaketën me emblemën e Ushtrisë së Hungarisë./Llapi.info