Fryrja e listave për veteranë e invalidë të UÇK-së pas publikimit të listës preliminare nga Komisioni qeveritar, ka rritur pakënaqësi te shumë ish-ushtarë të UÇK-së.

Njëri nga ta, Nexhat Llumnica, ia ka dërguar “Kohës Ditore” një listë me ish-ushtarë të UÇK-së që kanë vepruar në tri fshatra të Podujevës; Halabak, Tërrnavë dhe Bellopojë. Sipas Llumnicës, të gjithë të tjerët që janë jashtë kësaj liste nga këto fshatra, janë mashtrues.

“Këta ishin ushtarët e vërtetë në vitin 1998-99. Kurse tani në vitin 2015 kjo listë është shtuar goxha shumë. Duke mos dashur të përmendi emrat e profiterëve pas lufte dhe atyre që i kanë futur në këto lista, unë desha ta publikoj listën e vërtetë të ushtarëve të luftës, sepse ata meritojnë t’u përmenden emrat gjatë gjithë historisë”, ka thënë Llumnica, raporton Koha.net.

Poshtë po ua sjellim listën e dërguar nga ai.

234